Humbën derbin – Tifozët e Monchengladbach çartën, tentojnë të hynë në dhomat e zhveshjes dhe të sulmojnë lojtarët
Monchengladbach humbi nga Koln 3-1 në shtëpi të shtunën në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës.
Pas humbjes në derbin e Ruhrit, pati një trazirë. Rreth 200 huliganë të Gladbach u përpoqën të hynin në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e klubit, duke çuar në përleshje me rojet e sigurisë dhe policinë.
Huliganët kanë dashur të dalin para lojtarëve dhe drejtuesve.
“Zëvendëspresidenti i Borussia Rainer Bonhof dhe menaxheri i përgjithshëm Stephan Schippers dhe futbollistët Lars Stindl, Tony Jantschke dhe Patrick Herrmann kontaktuan me tifozët në emër të ekipit dhe biseduan me ta”, shkruan sport1.de.
Negociatat ishin të suksesshme kështu që nuk pati incidente të mëdha. Gjithsesi, e gjithë çështja do të përfundojë në gjykatë.
Gjermanët shkruajnë se nga trazirat janë lënduar tre roje sigurimi.