Gjilani – Drita barazojnë pa gola, Ballkani matematikisht është kampioni i ri i Superligës

Gjilani – Drita barazojnë pa gola, Ballkani matematikisht është kampioni i ri i Superligës

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 33’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme ishte derbi klasik mes Dritës dhe Gjilanit, ku përfundoi me rezultatin final në 0:0, shkruan Periskopi.

Kyr rezultat i ndihmon që matematikisht Ballkani të shpallet kampion i Superligës nga sot.

Ndeshja e dytë, por jo edhe më pak e rëndësishme ishte ajo mes Dukagjinit dhe Ulpianës, duel ky që u mbyll me rezultatin  2:1.

Me këtë fitore të Dukagjinit, Ulpiana nuk i ik zonës së rrezikut për rënie nga liga.

Dukagjini aktualisht merr vendin e gjashtë me 42 pikë.

Ndeshja e fundit ishte mes Prishtinës dhe Feronikelit që përfundoi me rezultatin e thellë në 5:0.

Prishtina merr vedine e pestë me 42 pikë dhe ik nga zona e rrezikut, kurse Feronikelit tashmë është përshëndetur me Superligën.

Nga viti i ardhshëm garat do t’i zhvillojë në Ligën e Parë.

Shpërndaje në: