Fury i del në mbrojtje ish-boksierit që alivanosi qytetarin në rrugë – ‘Mos u trego i pafytyrë me burrat e mëdhenj’
Tyson Fury ka mbrojtur Julius Francis pasi ish- boksieri i peshave të rënda ka nokautuar një klient të BoxPark në Wembley.
Ish-boksieri, i cili dikur luftoi me Mike Tyson, e alivanosi një qytetarë që bënte probleme jashtë lokalit, shkruan Periskopi.
Fury tha se nuk duhet të futesh në fytyrën e njerzëve, pasi kjo ndodh.
“Kjo është ajo që ndodh kur je i pacipë, i pasjellshëm, duke u futur në fytyrat e njerëzve. Çfarë prisni?
“Nëse vazhdoni të shkelmoni një qen, ai do t’ju kafshojë apo jo. Këta djem janë atje duke bërë një punë.
“Ky djalosh është i mërzitur për çdo gjë dhe ka pirë disa pije, duke u bërë i pafytyrë. Këta njerëz po bëjnë punën e tyre dhe ai po i sulmon ata.
“Dhe është një mësim për jetën apo jo – mos dil kurrë para një burri të madh. Sepse me siguri do të keni fatin e njëjtë”, tha Fury.