Floyd Mayweather ia qëllon bastit – Fiton shumë marramendëse parash pasi boksieri rus mposhti Canelo Alvarez
Fitorja shokuese e Dmitry Bivolit ndaj Canelo Alvarez i dha Floyd Mayweather shumë para të shtunën mbrëma, pasi amerikani kishte vënë bast që Bivol të fitonte meçin.
Mayweather vendosi një bast prej 10 mijë dollarësh dhe fitoi 42,500 dollarë falë fitores së Dmitry Bivolit, shkruan Periskopi.
Më pas, amerikani ndau në Instagram një foto të fletëve të basteve të tij, duke u mburrur se parashikoi fitoren e rusit.
Fitorja e Bivolit në Las Vegas do të thotë se ai ka ruajtur titullin e tij WBA në peshën e lehtë, si dhe rekordin e tij të pamposhtur.
Ai u shpall fitues pasi të tre gjyqtarët kishin rezultate 115-113 në favor të tij.