Flet trajneri i Kosovës, tregon se pse nuk e inkuadroi në lojë porterin, Visar Bekaj

Flet trajneri i Kosovës, tregon se pse nuk e inkuadroi në lojë porterin, Visar Bekaj

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse foli pas ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Ky takim miqësore mes dy vendeve përfundoi me rezultatin e barabartë në 1:1, shkruan Periskopi.

Ai pas ndeshjes vlerësoi lartë punë e ekipit të Kosovës dhe tha se po përmirësohen.

Giresse u pyet se pse nuk e inkuadroi edhe porterin e tretë, Visar Bekajn, përgjigja e teknikut ishte mjeshtërore.

“Jam shumë i lumtur me ekipin për lojën e luajtur. Është matematike janë dy lojë dhe tre portierë, nëse ju mundemi me na tregu kur…. Varet nga ngjarjet, gjithcka është e hapur”.

Ai foli edhe për atmosferën e krijuar në tribuna në Cyrih.

“Ka shumë tifozë të Kosovës, dhe na u është dukur si të luajmë në Prishtinë. Këto dy ndeshje kanë qenë për me i pa si lojtarët janë bashkë, tash e kam një ndjenjë më të mirë se si sillen lojtarët në lojë. Dy ndeshjet që i kemi bërë deri tash kemi mësuar shumë. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve, dhe loja që kanë prodhuar deri tash. Kemi pasur një disiplinë kolektive shumë të mirë”, tha ai.

Shpërndaje në: