FFSHGJ me akuza të rënda ndaj Donika Gërvallës: MPJD dhe bashkëpuntori i saj nuk na ndihmuan
Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani ka reaguar ne lidhje me mos mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në ndeshjen miqësore të organizuar ndaj Llapit dhe në përgjithësi me aktivitetet e tjera që kjo organizatë i bën.
Në një letë publike, FFSHGJ thonë se MPJD ka refuzuar të mbështesë këtë organizatë për ta ndihmuar aktivitetin sportiv më të madh në botë, shkruan Periskopi.
FFSHGJ gjithashtu akuzon edhe ministren Donika Gërvalla, ku thuhet se ajo së bashku me një bashkëpunëtor të saj nuk i ndihmuan ata.
Personi që përmendet në komunikatën e FFSHGJ-së thuhet të jetë bashkëpunëtor i Gërvallës dhe se nga ndikimi i tij, ministrja nuk po i ofron mbështetje për aktivitetet sportive që ata zhvillojnë.
Letra e plotë e publikuar nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani: