Festimi me shqiponjë ndaj Serbisë, reagon mesfushori me origjinë shqiptare: Nuk po luajmë në luftë

Festimi me shqiponjë ndaj Serbisë, reagon mesfushori me origjinë shqiptare: Nuk po luajmë në luftë

Valon Behrami, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për kombëtaren zvicerane, ka folur në një intervistë për gazetën “Blick” edhe në lidhje me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018 dhe festën e bërë nga futbollistët e tjerë shqiptarë me shqiponjë në momentin e golit.

zvicra

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan golat e fitores dhe festuan me shqiponjë, por Behrami nuk e bëri të njëjtën gjë. Dhe, tani tregon edhe arsyet për këtë.

“Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në luftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”, tha Behrami në intervistën e zhvilluar.

Shpërndaje në: