Edhe Dua Lipa reagon pasi festivali “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë
Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, i cili tanimë do të zhvendoset për t’u mbajtur në Tiranë.
Ajo në profilin e saj në “Instagram”, ka shpërndarë njoftimin për zhvendosjen e festivalit për në Tiranë.
Deri këtu ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.
Dukagjin Lipa, ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministrës së jashtme dhe ministrit të kulturës.
“Sunny Hill sjell disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, krijon publicitet masiv për vendin tonë në tërë botën (vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës’, thuhet ndër të tjera në letrën e Dukagjin Lipës dërguar krerevë të shtetit.