“Ecja e Muriqit në degët e kalbura” – I thotë lamtumirë Mallorcas për Club Brugge

“Ecja e Muriqit në degët e kalbura” – I thotë lamtumirë Mallorcas për Club Brugge

Me 15 shtator të vitit 2020, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u transferua nga Fenerbahce për te Lazio.

Skuadra italian kishte paguar për të plotë 20 milionë euro që kosovari bashkë me Ciro Immobile konsideroheshin si dyshja e frikshme e sulmit të Lazios, shkruan Periskopi.

Të mundshëm transferimin e Muriqit te gjiganti italian e bëri legjenda e Kombëtares shqiptare, Igli Tare, pasi ishte dhe drejtor sportive atje.

Por, me Muriqin jo gjithçka shkoi si duhet, ai nuk e gjeti veten tek skuadra e Lazios, madje në ndeshje zyrtare ai nuk shënoi asnjë gol për ekipin e tij.

Por, Muriqi shënoi vetëm 3 gola në ndeshje jo zyrtare.

Pas kësaj Vedati ndryshoi ekip, ai u bashkua me Mallorcan si formë huazimi, ku tregoi seriozitet më të lartë.

Ai u bashku në janar të vitit 2022 për të shënuar vetëm 5 gola me klubin spanjoll.

Por, si duket ai po kërkon për një përshtatje tjetër dhe përvojë të re.

28-vjeçari sot ka arritur marrëveshje me klubin belg, Club Brugge me vlerën prej 12 milionë euro.

Ai ka folur para mediave turke kur po nisej nga Turqia për në Belgjikë.

Prezantimi i tij pritet të bëhetë nesër, pasi sot ka udhëtuar për testet mjekësore.

Kujtojmë se Muriqi me Kombëtaren e Kosovës ka realizuar 41 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola./Periksopi/

Shpërndaje në: