E pranon që është në krizë, por Besa thotë se nuk do të shuhet
Klubi i dytë më i trofeshëm në futbollin kosovar, Besa nga Peja, nuk do të shuhet.
Është vet klubi pejan i cili përmes një deklarate ka njoftuar se Besa nuk do të shuhet dhe se do t’i nis garat e këtij stinori në kategorinë e tretë të futbollit ku ka rënë nga kategoria e dytë.
Klubi nga Peja konfirmon krizën e madhe financiare, por megjithëkëtë thotë se nuk do të shuhet dhe kërkon ndihmë nga donatorët e mundshëm.
Deklarata e Besës vjen një ditë pas paralajmërimeve për shuarjen e këtij klubi me nam.