E FUNDIT: Ndeshja e Bad News Eagles SHTYHET derisa të përfundojë ndeshja Outsiders vs IHC
Skuadra shqiptare, Bad News Eagles ka mësuar kundërshtarin e dytë në “Challengers Stage” në IEM Rio Major në CS:GO.
Bad News Eagles do të takohet me ekipin gjerman, BIG me fillim nga ora 23:15, shkruan Periskopi.
Sipas informacioneve të fundit, ndeshja e BNE është shtyrë derisa të përfundojë ndeshja Outsiders vs IHC.
Kjo ndeshje nuk do të zhvillohet nga 23:15 siç ishte paralajmëruar, por do të zhvillohet pas mesnate (00:00).