Don Xhoni injoron keq Noizyn në postimin e fundit, mbështet vetëm Loredanën
Don Xhoni dhe Noizy janë ndër dy reperët më të komentuar.
Ata komentohet jashtëzakonisht shumë për përplasjet e tyre virtuale.
Raporti i tyre prej kohësh është i tensionuar e jo rallëherë përmes rrjeteve sociale kanë ironizuar njëri-tjetrin.
Përtej të gjithave tensioneve, Don Xhoni ka bërë një veprim e cila nuk dihet si të emërohet.
Ai ka shpërndarë bashkëpunimin e fundit të Loredanës dhe Noizyt, por e “injoruar” reperin në fjalë.
Me këtë veprim, vuloset edhe një herë se nuk kemi shkrirje të tensioneve mes reperëve.
Don Xhoni ka mbështetur Loredanën, pasi së bashku kanë hitin e tyre të jashtëzakonshëm “Gjuj për to”.