Do të zhvillojë sonte meçin e jetës – Kjo është shtëpia me vlerë milionëshe në të cilën jeton Fury
Boksieri britanik, Tyson Fury sonte do ta ketë meçin e tij të madh ndaj Dillian Whyte.
Ky meç do të jetë edhe i fundit për bokserin britanik, pasi theksoi se pas këtij dueli ai do të pnesionohet nga boksi aktiv, shkruan Periskopi.
Fury njihet si person që ka miliona në bankë.
Ai së fundi ka blerë një shtëpi ‘kështjellë’ me vlerë prej 1.7 milionë euro, ku boksieri i peshave të rënda është vendosur me familjen e tij.
33 vjeçari dhe gruaja e tij 31-vjeçare, Paris dhe gjashtë fëmijët e tyre, jetojnë tani në kështjellën e tyre.
Kujtojmë se Fury dhe Paris kanë vajzat Venezuela, 12 vjeç, Valencia, tre dhe dy muajshe Athena, dhe djemtë, Princi John James, nëntë vjeç, Princi Tyson II, katër dhe Princi Adonis, dy.