Dikur kushtonte 35 milionë euro – Milot Rashicës i bie vlera ‘për toke’
Yllit kosovar, Milot Rashicës po vazhdon t’i bie vlera në tregun e transferimeve.
Bazuar në Transfermarkt, Rashica tani kushton shtatë milionë euro, në përditësimin e fundit të bërë më 15 qershor.
Para përditësimit të fundit, Rashica kushtonte tetë milionë euro.
Ndërkohë, në periudhën sa luante te Werder Bremen, vlera e yllit të Kosovës kishte shkuar deri në 35 milionë euro.
Në fund të vitit 2019, vlera e tij ishte 35 milionë euro, por që atëherë, vlera e tij në treg e ka marrë tatëpjetën.