Çfarë është sistemi ‘HALO’ që ia shpëtoi jetën pilotit të Formula 1?

Starti i Formula 1 në Britani nuk shkoi edhe aq mirë, pasi në mënyrë të tmerrshme u aksidentua piloti Zhou Guangyu.
Për fat të mirë ai është në gjendje fantastike shëndetësore dhe krejt kjo falë sistemit të ri ‘HALO’, shkruan Periskopi.

Sistemi HALO pjesa me ngjyrë të kuqe
‘Halo’ është një pengesë mbrojtëse që ndihmon në parandalimin e hyrjes së objekteve të mëdha dhe mbeturinave në kabinën e një makine garash.
Ekzistojnë rregulla specifike për ndërtimin e tij dhe pajisja prodhohet nga tre kompani të miratuara për ekipet e Formula 1.