Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare ish sulmuesi i Ajaxit
Zi në botën e futbollit, pasi është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare kongolezi Jody Lukoki, i njohur me pseudonimin “Djali i erës”.
I rritur te akademia e Ajaxit në Holandë, Lukoki debutoi me “harkëtarët” në futbollin profesionist dhe më pas pati një karrierë të pasur në klube si Zwolle, Cambuur, Ludogorets, Malatyaspor etj.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur pak ditë më parë nga mediat holandeze, ndërsa shkaqet nuk dihen ende. Në verën e 2020-ës, Lukoki u transferua në kampionatin turk, ku luajti për një sezon me Yeni Malatyaspor, ndërsa verën e kaluar u rikthye në Holandë dhe iu bashkua Twentes.
Megjithatë edhe këtu gjërat nuk shkuan mirë dhe në janar, palët prishën kontratën me marrëveshje, me kongolezin që doli lojtar i lirë. Por paraditen e sotme është gjetur i vdekur në banesën e tij në moshën 29-vjeçare, ndërsa pritet që policia të bëjë të ditura shkaqet e ndarjes nga jeta.