Boksieri i madh zbulon shumën e parave që fitoi në meçin e parë – Me to mund të blinte një palë patike falco
Canelo Alvarez kishte fillime modeste si një boksier profesionist.
Canelo e filloi karrierën e tij në vitin 2005 dhe zbuloi disa detaje të asaj lufte, si shuma që fitoi për meçin.
“Unë fitova 800 pesos meksikane [rreth 37 euro ose 39 dollarë] për atë luftë,” tha Canelo për DAZN.
“Më është dashur të paguaj gjysmën e saj në bileta, sepse familja ime është e madhe dhe ata donin të më shihnin duke luftuar”.
Nuk ishin një shumë e madhe parash për Alvarezin , i cili vetëm në moshën 15-vjeçare po hynte në fushën e sporteve luftarake.
Kujtojmë se lufta e tij e parë u zhvillua më 29 tetor 2005 në Arena Chololo Larios në Tonala, Jalisco.