Bayerni të ‘dalldisur’ pas Manes, drejtori sportiv: Ylli botëror erdhi tek ne

Bayerni të ‘dalldisur’ pas Manes, drejtori sportiv: Ylli botëror erdhi tek ne

Mane nesër do të prezantohet zyrtarisht para tifozëve me fanellën e Bayernit.

Senegalezi sot ka kryer me sukses testet mjekësore në Munich të Gjermanisë, ndërsa nesër është momenti i tij, shkruan Periskopi.

Si duket stafi i Bayernit janë shumë të lumtur që Mane pranoi të transferohet te ta, pasi drejtori sportive, Hasan Salihamidzic në një deklaratë u shpreh mjaft si fans i sulmuesit.

“Sadio Mane është në kulmin e karrierës së tij, në një moshë fikse, është në formë të shkëlqyer dhe është i pangopur për tituj – ai është pikërisht në klubin e duhur. Ne jemi të gjithë krenarë dhe të lumtur që një yll botëror vjen në FC Bayern”, tha ai.

Shpërndaje në: