Batatina flet para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut – Tregon se kush duhet t’i bashkohet Rrahmanit në qendër të mbrojtjes

Batatina flet para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut – Tregon se kush duhet t’i bashkohet Rrahmanit në qendër të mbrojtjes

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovë dhe Irlandës së Veriut, duel ky në kuadër të Ligës së Kombeve.

Djelmoshta tanë kanë zhvilluar dy ndeshje deri me tani në këtë kompeticion, ndaj Qipros ‘Drdanët’ fituan me rezultatin 0:2, ndërsa në ndeshjen ndaj Greqisë humbën në 0:1, shkruan Periskopi.

Për të njohur më shumë ecurin e kësaj ndeshje, ku gaboi Kosova ndaj Greqisë dhe se cili do të ishte formacioni i duhur, Periskopi ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Batatina fillimisht tha se beson në fitore të Kosovës ndaj Irlandës pasi kemi super-lojtarë.

“Besoj shumë në fitore të Kosovës ndaj Irlandës sepse kemi super lojtarë”, tha fillimisht trajneri.

Trajneri i Llapit tha se te Kosova duhet të ketë ndryshime në formacion, e sidmos në repartin defanzivë, ku tha se do ishte mirë që Rrahmanit t’i bashkohej Ilir Krasniqi i Kombëtares U21.

“Po duhet të ketë dhe sidomos në repartin defanziv në vijën e fundit të mbrojtjes. Rrhmanit duhet t’i bashkangjitet Ilir Krasniqi dhe do të kishim pasur stabilitet në ekip. Nuk duhet të lëvizim shumë, por duhet të komponohemi mirë sepse kemi shumë potencial dhe gjithashtu të luajmë më kompakt e most ë krijojmë zbrazëtira në defanzivë”, vazhdoi tekniku kosovar.

Batatina ka treguar se ku gaboi Kosova ndaj Greqisë.

“Mendoj se gabuma te mos inkuadrimi i Valonit dhe nuk kishim shume ide në mesfushë. Gjithashtu keq jemi edhe në repartin defanziv, pikërisht në qendër të mbrojtjes ku vetëm Rrahmanin e kemi aty. Nëse dëshirojmë rezultate Ilir Krasniqi që është tek U21 e mbulon më së miri atë hapësirë”, tha Batatina në Periskopi.

Kujtojmë se Kosova pas Irlandës së Veirut do të takohet sërish me Gerqinë në transfertë ditën e dielë./Periskopi/

Shpërndaje në: