Arritje historike për peshëngritjen shqiptare, Evangjeli Veli shpallet kampione Evrope
Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli ka shkëlqyer në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë, teksa është shpallur kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg.
Ajo tregoi menjëherë se do ishte kompetitive, pasi tre provat kaluan me sukses (91, 93, 95).
Ky rezultat bëri që Veli të arrijë të dalë më e mira, në vendin e parë.
Në fund, emocionet ishin të jashtëzakonshme, me peshëngritësen shqiptare që e kishte të pamundur të mbante lotët.