“Arritëm në të bukurën Shqipëri” – Kështu shkruan klubi i Feyenoordit

“Arritëm në të bukurën Shqipëri” – Kështu shkruan klubi i Feyenoordit

Kontingjenti i Feyenoordit ka mbërri tashmë në Shqipëri.

Klubi holandez është finalist i Europa Conference League, ndërsa do të luajë me Romën në finalen e Tiranës.

Holandezët e kanë bërë njoftimin e parë pasi mbërritën në aeroportin “Nëna Terezë” në kryeqytetin shqiptar.

“Arritëm në të bukurën Shqipëri”, ka shkruar klubi holandez përmes rrjeteve sociale.

Ekipi nga Roterdami do të vendoset në Tiranë para ndeshjes së nesërme me romakët, e cila do të luhet në “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.

Sot pritet të mbërrijë edhe kontingjenti i ekipit të Romës.

Dhjetëra aeroplanë po i sjellin tifozët italianë dhe ata holandezë në kryeqytetin shqiptar.

Deri në 100 mijë tifozë mund të qëndrojnë këto dy ditë në Tiranë për t’i ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.

Disa mijëra prej tyre do ta kenë fatin të jenë prezentë brenda në stadium, e pjesa dërrmuese jashtë stadiumit, ose nëpër bare të ndryshme.

Shpërndaje në: