Arrestohen tre persona dhe disa të tjerë janë në kërkim për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

Arrestohen tre persona dhe disa të tjerë janë në kërkim për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe tre persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me incidentin në ndeshjen Gjilani – Ballkani.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se tre persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë në kërkim.

“Janë arrestuar edhe tre të tjerë dhe janë duke intervestuar nga ana e hetuesve policor dhe janë në kërkim edhe të personave të tjerë që evntualisht janë të përfshirë në incident”, tha Hashani.

Shpërndaje në: