Aro Muric në targetin e skuadrës së njohur angleze
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, mund të vazhdojë karrierën në futbollin anglez.
Burnley raportohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin, kartoni i të cilit është ende nën pronësi të Manchester Cityt.
Sipas “The Sun”, Vincent Kompany, pritet që të bëhet trajner i skuadrës që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Championship – kategorisë së dytë të futbollit anglez.
Kësisoj, belgu pritet që të shfrytëzojë raportet me ish-klubin e tij dhe të nënshkruajë me reprezentuesin e Kosovës.
Nuk përjashtohet mundësia që klubi anglez të kërkojë edhe huazimin e Muricit.
Gardiani i “Dardanëve” në sezonin e fundit ishte i huazuar te klubi turk, Adana Demirspor.
Ndryshe, Aro Muric me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.