Agim Ademi publikon një letër të re nga UEFA që i’u dërgua FFK-së

Agim Ademi publikon një letër të re nga UEFA që i’u dërgua FFK-së

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi ka publikuar para pak çasteve një letër siç e quan ai sqaruese të UEFA-s që i është dërguar atij.

Ademi thotë se letra e UEFA-s e dërguar në FFK konfirmon se ndaj tij nuk ka pasur asnjë vendim ndalese, shkruan Periskopi.

Më poshtë postimin e plotë të Ademin dhe dokumentin që UEFA e ka dërguar sot në FFK.

“Letër nga UEFA në lidhje me sqarimin paraprak
Sot FFK ka pranuar nga UEFA letrën sqaruese, në të cilën letër UEFA konfirmon se ndaj meje nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vendim ndalese.
Siç mund të shihni nga kjo letër, ndaj meje nuk ka asnjë vendim dhe as ndalesë nga ndonjë organ i UEFA-së, ndërsa vendimi i cili ka qarkulluar në media, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë efekt juridik pasi që ishte anuluar nga vet organi përkatës i UEFA-s, sepse Gjykata Supreme e Kosovës me anulimin e aktgjykimeve respektivisht kthimit të çështjes në rivendosje, kishte gjetur se përfundimet e instancave tjera gjyqësore nuk ishin të bazuara në prova dhe fakte, respektivisht kishte nxjerr konstatime rreth pafajësisë sime në këtë çështje.
Shantazhet dhe të pavërtetat e individëve që kanë përfituar nga FFK-ja pa meritë, nuk mund të ndalin FFK-në dhe as mua në avancimin e futbollit të Kosovës dhe punët e mira të FFK-së që po bëhen në partneritet me UEFA-n, FIFA-n dhe institucionet qeveritare të Kosovës.
Ju faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që nuk kanë rënë pre e manipulimeve, por kanë besuar në punën time dhe të Federatës.
Me respekt,

A. A”.

 

Shpërndaje në: