Adidas me këpucë sportive të arta për Benzeman pasi fitoi “Topin e Artë”
Këpucë sportive speciale për ta festuar triumfin special.
Karim Benzema e fitoi së fundmi Topin e Artë dhe kompania e njohur e veshmbathjeve Adidas do ta nderojë atë me një palë këpucë sportive të dizajnuara për raste të veçanta si ky.
Ato do të jenë të bardha me disa pjesë të arta.
Sipas të gjitha gjasave, 34 vjeçari nuk do t’i mbathë ato sonte në ndeshjen që do ta luajë Real Madridi në udhëtim me Elchen.
Ish-futbollisti i Lyonit do ta lë këtë moment special për të shtunën, kur “Los Blancos” do ta presin Sevillan, e ku krahas këpucëve të arta sportive, Benzema do ta prezantojë edhe trofeun e Topit të Artë para publikut madrilen në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Benzema e fitoi së fundi çmimin më prestigjioz individual duke e kurorëzuar kështu një sezon fantastik që e pati.