A u “injoruan” lojtarët e Superligës nga Kombëtarja e Kosovës? Flasin Labinot Ibrahimi dhe Armend Thaçi
Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy takime miqësore gjatë muajit mars.
Ndeshjen e parë ‘Dardanët” do ta luajnë ndaj Burkina Fasos me 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, ndeshja e tyre e dytë do të jetë ajo ndaj Zvicrës me datën 29 po të këtij muji.
Për këto dy ndeshje miqësore vetëm një lojtar nga Superliga e Kosovës është ftuar dhe ai është Lumbardh Dellova.
Po, a janë ‘injoruar’ vërtetë lojtarët që vijnë nga Superliga? Periskopi ka biseduar me dy futbollistët aktivë që luajnë në Superligë, Labinot Ibrahimin nga skuadra e Malishevës dhe Armend Thaçi nga klubi i Ballkanit.
Mbrojtësi i Malishevës, Ibrahimi fillmisht tha se është i befasuar se pse lojtarët që luajnë në Superligë nuk po ftohen te Kombëtarja.
“Normalisht që ka lojtarë Kosova që munden të luajnë edhe për Kombëtaren, madje ka shumë talentë, por te Kombëtarja nuk ndodh të ftohen, arsyen nuk e di dhe jam i befasuar se pse neglizhohet Superliga e Kosovës dhe lojtarët e saj”.
Ai gjithashtu tha se futbollistëve të Superligës duhet t’i jepet një shans pas i ndihmon atyre dhe ia pasurin CV-n.
“Edhe futbollistëve që luajnë në Kosovë duhet t’i jepet një shans me kombëtaren, pasi është një CV e mirë për ta që të luajnë jashtë vendit, por kjo nuk po ndodh, është për të ardhur keq për këta djem të rinj e të talentuar”, përfundoi Ibrahimi.
Ndërkaq, mbrojtësi fantastik i Ballkanit, Armend Thaçi tha se të gjithë duhet të japin më të mirën për të pranuar ftesë nga Kombëtarja, pasi është e të gjithëve.
“Kombëtarja është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të japim më të mirën për të marr ftesë. Nga kjo vetëm mund të them që slektori është ai që vendos për të të ftuarit dhe ai e vlerëson gjithë situatën e futbollistëve”, tha Thaçi.
Kujtojmë se Thaçi në grumbullimet e kaluara ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares.