19 vite burgim për vrasjen e 49-vjeçarit në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 19 vite burgim për vrasje të rëndë 32-vjeçarin Fitim Vatoci.
Vatoci është dënuar me burgim unik prej 19 vitesh.
Sipas aktgjykimit të gjykatës, ai është dënuar me 18 vite burgim për veprën penale vrasje e rëndë, ndërkaq me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale armëmbajtje pa leje.
“Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë (19) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, tha gjykata në një njoftim për media.
Vatoci, tash 32-vjeçar, në korrik të vitit 2021 e kishte vrarë me armë zjarri 49-vjeçarin Driton Salihu në Mitrovicë, si dhe e kishte plagosur vëllain e tij, 51-vjeçarin Jeton Salihu.