181 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit, thotë ambasadorja Ziv
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Irani në Izrael.
Ziv tha se Irani ka lëshuar 181 raketa në drejtim të Izraelit.
“Izraeli nën sulm raketor nga Irani. 181 raketa janë lansuar në drejtimin tonë”, u shpreh Ziv.
Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj Izraelit.
Teherani tha se ky sulm – i cili ndodhi në një kohë kur Izraeli kishte lajmëruar për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ishte një përgjigje ndaj vrasjeve të liderëve militantë që mbështeten nga Irani.
Kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin, pas një sulmi me raketa dhe dronë në prill, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask.
Pas sulmit, Izraeli dhe Irani e kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, mes frikës për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.
#Israel under Iranian missiles attack. 181 missiles were launched at us pic.twitter.com/ZTvromlBot
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 1, 2024