18-vjeçari mposht tre herë kampionin e botës në skermë dhe feston ‘SIUUU!’ si Cristiano Ronaldo

Skermisti egjiptian, Mohamed Elsayed shkoi viral në rrjetet sociale pasi regjistroi një fitore drithëruese në Lojërat Olimpike të Tokios, teksa festoi në mënyrën e Cristiano Ronaldos ‘Siuuu!’.
18-vjeçari siguroi fitoren mbi tre herë kampionin Yannick Borel, sipas The Sun, dhe pastaj dhuroi një festim të cilin fansat e futbollit e shohin vazhdimisht, transmeton Periskopi.
Borel, i cili fitoi të artën në Olimpiadën e Rios më 2016, mbeti i shokuar teksa pësoi humbje qysh në rrethin e parë.
Kundërshtari i tij tinejxher shfrytëzoi më së miri momentin, duke larguar maskën dhe duke replikuar festën e Ronaldos.
Shikoni videon brilante më poshtë… /Periskopi.com/
18 year old Egyptian Olympian M. Elsayed did Cristiano Ronaldo’s ‘SIUUU’ celebration after defeating 3-time World Champion, Y. Borrel at the Tokyo Olympics.
The influence is just unreal. ?#OlympicGamespic.twitter.com/7El4gyrgR6
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) July 25, 2021