171 tifozë do të gjobiten pas fyerjeve në baza racore ndaj Lukakut

171 tifozë do të gjobiten pas fyerjeve në baza racore ndaj Lukakut

171 tifozë të Juventusit janë sanksionuar sipas masës “Daspo” pasi Romelu Lukaku u përball me abuzime raciste nga disa tifozë në “Allianz Stadium” gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë, më 4 prill.

Daspo është një masë e zbatuar nga autoritetet italiane që synon të parandalojë dhunën dhe sjelljen antisociale në ngjarjet sportive.

Rezultati i hetimit për incidentet rreth përplasjes së Kupës nga Digos në Torino zbuloi se 250 tifozë të Juventusit u identifikuan që kishin sulmuar Lukakun.

Belgu kishte shënuar një penallti në minutën e 95-të për të barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjes së parë gjysmëfinale, përpara se t’i jepej një karton i dytë i verdhë për shkak të mënyrës së festimit të golit, të cilën gjyqtari e konsideroi si një provokim ndaj tifozëve të Juventusit, pavarësisht se ai të njëjtin festim e bën thuajse çdoherë.

Pavarësisht se apeli fillestar i Interit për supspendimin e Lukakut u refuzua, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, bëri një përjashtim personal dhe anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit për të lejuar të huazuarin e Chelseat të luante në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet të mërkurën.

171 tifozët që janë njohur si nxitës të thirrjeve raciste do të gjobiten për shkeljen e rregulloreve që lidhen me sjelljen e rregullt në stadiumet e futbollit.

Hetimet e mëtejshme për të identifikuar pjesën e mbetur të tifozëve përgjegjës të Juventusit janë ende duke u zhvilluar.

Shpërndaje në: