17.36%, dalja e votuesve në Kosovë deri në orën 15:00

Në Republikën e Kosovës, deri në orën 15:00 kanë shfrytëzuar të drejtën e votës 17.36% e qytetarëve.
KQZ para pak çasteve ka njoftuar për përditësimin e të dhënave dhe ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 342,104 persona, shkruan GazetaBlic.
Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kanë 1,970,944 persona.
