Bedri Hamza: Do të punojmë që t’ju japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica shqiptare
![Bedri Hamza: Do të punojmë që t’ju japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica shqiptare](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/bedri-468x300.png)
Në një konferencë për media sot, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Hamza ndër të tjera ka thënë se do të punojnë së bashku me opozitën që t’ju japin qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica shqiptare.
“Në emër tim dhe të PDK, ju falenderoj të gjithë qytetarët për zgjedhjet e rregullta dhe fer.
I falenderoj edhe partitë tjera dhe i uroj për rezultatin.
Si rezultat i votës suaj, sot është një ditë më ndryshe se dje. Vullneti juaj është i qartë në zgjedhjet e djeshme. LVV ka humbur një numër të madh të votave. Shumë qytetarë që e kanë votuar në të kaluarën, tash vec ja kanë kthy shpinën.
Kryeministri në detyrë i paraqiti këto zgjedhje si “referendum” për vete dhe qeverinë e tij. Por, qëllimi nuk u arritë. Ai kërkoi 500k por nuk i mori. Nuk ia dhanë qytetarët. Sot, shumica e qytetarëve nuk duan që e njëjta qeveri të vazhdojë.
Qytetarët në vullnetin e tyre politik, i kanë besuar opozitës. Prandaj, në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK, që të sjellemi në mënyrë të përgjegjshmë për ta respektuar shumicën shqiptare pë r ndryshim.
Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me LVV.
Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut, nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot televizive e debate.
Ata i ofenduan kundërshtarët politikë, e përmes kësaj edhe qytetarët e Kosovës. Nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim.
Prandaj, ne e kemi detyrim dhe përgjegjësi që ti japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar.
Si partia e dytë më e madhe, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm në kohën e duhur për të zbatuar vullnetin e shumicës së votuesve. Ne do të punojmë që t;iu japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica.
Më e rëndësishmja, ne do të bashkojmë qytetarët dhe do të punojmë fort për të mbrojtur premtimin tonë për ta bërë Kosovën ma të mirë.
Rezultati zgjedhor është që shumica shqiptare duan një qeveri të re. Procedurat janë të qarta. Partisë së parë i takon të provojë të krijojë institucionet, për cka ne këtë procedurë e respektojmë. Nëse nuk mundet, opozita si fituese e këtyre zgjedhjeve mund ta bëjë qeverinë e re”, deklaroi Bedri Hamza.