160 çerdhet e Kurtit, Ibrahimi: Problemi nuk është te komunat, por problemi është total i Ministrisë së Arsimit
Vetëm 4 çerdhe u ndërtuan nga 160 çerdhet e premtuara nga Qeveria Kurti, shkruan Periskopi.
Lidhur me këtë ka folur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka qenë mysfiri i radhës në ‘Reel Talk’ me gazetarin Nebih Maxhunin, që transmetohet çdo të diele në Periskopi dhe T7.
Ai për këtë rast u shpreh kështu:
“Problemi nuk është te komunat, por problemi është total i Ministrisë së Arsimit, dokumentacionin e kam që Komunat kanë bërë kërkesë për ndërtim dhe rinovim të çerdheve se të gjitha procedurat i kanë kry. Të gjithë kryetarët e Komunave kanë kërkuar përkrahje nga niveli qendror për ndërtimin e çerdheve.
Komunat si e Drenasit e Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Istogut nga të gjithat ka kërkesa për bashkëpunim, por nuk kanë hasur”, tha Ibrahimi./Periskopi