16 kilometra rrugë – 46 milionë euro, Kurti vizitoi vendpunimet në Kijevë-Zahaq

16 kilometra rrugë – 46 milionë euro, Kurti vizitoi vendpunimet në Kijevë-Zahaq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.

Bëhet e ditur se ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve.

Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës, thuhet në kumtesën për media të zyrës së kryeministrit.

“Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €”, thuhet tutje në njoftim.

Bankomatet jashtë funksionit?- Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës

 

Shpërndaje në: