15:15 – Liverpooli mposht Napolin dhe të dyja skuadrat vazhdojnë tutje në Ligën e Kampionëve
Liverpooli ka shënuar fitore kundër Napolit në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me rezultatin 2:0 në “Anfield”, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të rrëmbyer pozitën e parë.
Mohamed Salah (86’) dhe Darwin Nunez (90+8’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.
Napoli dhe Liverpooli e kanë siguruar kalimin tutje nga ky grup, pasi kanë grumbulluar nga 15 pikë.
Megjithatë, napolitanët kalojnë tutje si liderë të Grupit A, falë rezultatit më të mirë në ndeshjet direkte me Liverpoolin.