150 milion është shuma e vendosur për shërbimet e sulmuesit të Napolit

150 milion është shuma e vendosur për shërbimet e sulmuesit të Napolit

Napoli do të konsiderojë shitjen e yllit të tyre, Victor Osimhen, në verë vetëm nëse ndonjë klub është i gatshëm të paguajë çmimin e vendosur nga klubi.

Sulmuesi nigerian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, pas formës së tij mbresëlënëse me liderët e Serie A, transmeton Gazeta Express.

Osimhen deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

Klubi italian dhe vetë lojtari tashmë janë në dijeni se një mori klubesh kanë shprehur interesim për të.

Sipas “Tuttomercatoweb”, nëse ndonjë klub ofron 140 deri në 150 milionë euro për 24-vjeçarin, atëherë Napoli do të pranonte largimin e tij.

Manchester United, Chelsea dhe Real Madridi janë klubet më të lidhura me një transferim të mundshëm të ish-sulmuesit të Lille.

Victor Osimhen me Napolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025

Shpërndaje në: