15 Superkupa në histori, Barcelona fiton “El Clasicon” dhe feston në Arabi

15 Superkupa në histori, Barcelona fiton “El Clasicon” dhe feston në Arabi

Skuadra e Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit me shifrat 5:2 në finalen e Superkupës së Spanjës.

Ekipi i Carlo Ancelottit e nisi mrekullisht ndeshjen, pasi në minutën e 5’të, Kylian Mbappe shënoi një gol tejet të bukur për shifrat 1:0.

 

Por më pas, mbrëmja ishte krejt për ekipin e Hansi Flick. Në minutën e 22’të, Lamine Yamal me një eurogol barazoi shifrat në 1:1, shkruan Indeksonline.

Kurse në minutat, 36’të, 39’të dhe 45’të shënuan: Robert Lewandowski, Raphinha dhe Alejandro Balde.

Pjesën e dytë, Barca shënoi vetëm një gol dhe ishte braziliani Raphinha që shënoi për 1:5.

Reali shpresoi shumë kur në minutën e 56’të mbeti me një lojtar më shumë në fushë, pasi portieri Szczesny u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Por, mbretërit arritën të shënonin vetëm një gol me anë të brazilianit, Rodrygo.

Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës në ndeshjen që u zhvillua në Arabinë Saudite duke çuar kështu në 15 numrin e trofeve, dy më shumë se Real Madridi

Shpërndaje në: