Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep “nokautin” përfundimtar Rusisë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep “nokautin” përfundimtar Rusisë

Pasi UEFA dhe FIFA kishin përjashtuar klubet dhe kombëtaren ruse nga çdo aktivitet sportive që lidhet me ta, Rusia kishte dërguar ankesën e saj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Vendimi nga UEFA dhe FIFA erdhi si shkak i pushtimit rus të Ukrainës dhe për këtë Rusia vendosi të ankohet në instancat më të larta të futbollit, por që kjo ankesë do të refuzohet edhe pse ende nuk ka përfunduar gjykimi i rastit, shkruan Periskopi.

FIFA fillimisht deklaroi se Rusia do të mund të vazhdonte të luante nën emrin ‘Unioni i Futbollit të Rusisë’ dhe pa praninë e flamurit ose himnit rus në ndeshjet ndërkombëtare.

Por FIFA më pas lëshoi ​​një deklaratë të përbashkët me UEFA-n duke njoftuar se ekipet kombëtare të Rusisë – plus klubet e saj të ndalohen nga të gjitha garat.

Megjithatë, CAS e ka lënë ende mundësinë e hapur deri në marrjen e një vendimi final për klubet dhe Kombëtaren ruse.

 

 

Shpërndaje në: