Puna ulur të plakë për tetë vite
Hulumtuesit shkencorë, të cilët monitoruan mënyrën e jetesës të më shumë se 1400 grave mbi moshën 64 vjeç, zbuluan një lidhje të fortë mes mënyrës së jetesës sedentare dhe plakjes së parakohshme të qelizave në trup.
Ky proces mendohet se rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Vetëm gjysmë ore stërvitje – si ecje e lehtë, ngasje e biçikletës – është e mjaftueshme që të shmangni këtë rrezik.
Por shumë pak njerëz e bëjnë këtë.
Ekspertët thonë se këto rezultate duhet të shërbejnë si thirrje për njerëzit që kalojnë shumë orë pa lëvizur fare. Këtu përfshihen njerëzit që punojnë nëpër zyra, pilotët, drejtuesit e taksive, të cilët shpenzojnë rreth 75% të ditës të ulur para ekranit të kompjuterit.
Ekspertët rekomandojnë që të rriturit duhet të shpenzojnë të paktën 150 minuta në javë – 2 orë e gjysmë- duke bërë stërvitje, aerobi, të merren me ndonjë sport etj.
“Stela Sport Center” është një qendër sportive ku ofrohen kurse noti, zumba, kickboxing, kërcim Kangoo etj, për fëmijë dhe të rritur./shendeti/