Basketbollistit kosovar i vdesin gjyshja e daja në të njëjtën ditë, ai vendos të ndihmojë ekipin përkundër dhimbjes së madhe

Basketbollistit kosovar i vdesin gjyshja e daja në të njëjtën ditë, ai vendos të ndihmojë ekipin përkundër dhimbjes së madhe

Skuadra e Rahovecit e ka bërë të ditur një lajm të hidhur për lojtarin e tyre, Musab Mala.

Numrit 6’të të Rahovecit në të njëjtën ditë i kanë vdekur gjyshja dhe daja i tij, shkruan Periskopi.

Përkundër dhimbjes që ka, Mala ka vendosur t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen e madhe ndaj Pejës.

“Ngushëllime Musab Mala!
Sot është ditë e vështirë për yllin e KB Rahovecit pasi në të njëjtën ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe daja i tij.
Musabi ka vendosur të luftojë dhimbjen dhe është nisur për në Rahovec ku do t’i bashkohet skuadrës në derbin e madh ndaj Pejës.
Musab Mala, je një kampion i vërtetë sot do të fitojmë për ty”.

Shpërndaje në: