12 fshatra në bashkinë e Pogradecit pa energji elektrike prej 24 orësh

Prej 24 orësh 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit janë pa energji elektrike.
Terreni i thyer malor dhe kushtet e vështira atmosferike me trashësi dëbore 1 m e bën tejet të vështirë edhe për grupet e punës të OSHEE për gjetjen e defektit.
Grupet e punës vijojnë të jenë në terren për të gjetur defektin në një linjë që është tepër e gjatë pasi fshatrat e kësaj njësie marrin energji nga nënstacioni i Përrenjasit.
Probleme me energjinë elektrike gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur edhe fshatra të tjerë të bashkisë së Kolonjës, Maliqit, Korçës dhe Devollit./euronews