UEFA nxjerr sondazhin për ndeshjen Real Madrid – Man City, çudi se si votuan tifozët
Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sonte në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Citizens” e kishin fituar lojën e parë me rezultat 4:3 dhe shkojnë në Madrid për ta ruajtur këtë epërsi.
Nga ana tjetër, “Los Blancos” do ta tentojnë përmbysjen e madhe sonte në “Santiago Bernabeu”.
UEFA ka bërë një sondazh se cili prej dy ekipeve mendoni se do të kualifikohet në finalen e madhe.
Dhe, rezultati është krejtësisht i barabartë. 50% e respondentëve mendojnë se Real Madridi, kurse 50%-shi tjetër mendojnë se Manchester City.