U transferua tek Bayern Leverkuseni – 15 vjeçari kosovar që po ‘tronditë’ Gjermaninë flet për Periskopin
15 vjeçari, Larson Ferati e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me skuadrën e Ligës së Parë, Phonix.
Larsonin nga tani e tutje e pret një punë e re, ai ka zbuluar se ka arritur marrëveshjen me klubin e madh nga Bundesliga, Bayern Leverkusenin, shkruan Periskopi.
Ndeshja e fundit nën fanellën e klubit Phonix ishte ajo ndaj Istogut që u mbyll me rezultatin 2:3.
Për të njohur më shumë ecurin e transferimit të 15-vjeçarit kosovar në Bundesligën gjermane, Periskopi ka kontaktuar me Larson Feratin.
Ferati u tregua mjaft i entuziasmuar me transferimin e tij tek klubi gjerman dhe thotë se është arritje e madhe për të.
“Unë nuk di se si ta përshkruaj këtë ndjenjë, duke llogaritur se çdo i ri dhe çdo talent nga Kosova ka dëshirë që të arrijë aty ku edhe unë jam sot”, tha fillimisht futbollisti i ri.
Larsoni tregoi edhe ëndrrën e tij më të madhe që ka, ai tha se pret që shumë shpejtë të jetë lojtar i Kombëtares së Kosovës.
“Ëndrra ime në të ardhmen është që sa më shpejtë të inkuadrohem në ekipin e parë të Bayern Leverkusenit si dhe në të ardhmen të bëhem lojtar i Kosovës dhe të luaj për vendin tim”, vazhdoi ai.
15-vjeçari tha se Bayerni Leverkuseni mund të të jetë mundësi e mirë për të ardhmen që të kalojë tek ndonjë skuadër edhe më e madhe evropiane.
“Po është e vërtetë, duke llogaritur që Bayern Leverkuseni njihet si ekip që ju jep përparësi talentëve dhe të rinjëve që të vijnë sa më shpejtë tek profesionalizmi”, tregoi djaloshi kosovar.
Ai për fund i premton tifozëve kosovarë dhe atyre në Gjermani se do të bëjë lojë të mirë dhe me profesionalizëm.
“Tifozëve kosovarë dhe atyre në Gjermani ju premtoj se me lojërat e mia do të jenë të kënaqur dhe se do ta prezantoj talentin nga shteti i Kosovës dhe t’i bëjë që të gjitha klubet evropiane t’i kthejnë sytë kah vendi ynë”, tha Ferati.
Kujtojmë se klubi i parë profesional i Feratit ishte Pohnix që zhvillon ndeshjet në Ligën e Parë të Kosovës./Periskopi/