Tifozët të shqetësuar, në lokalet e Katarit për Kupën e Botës duhet të paguani 80 euro për një birrë
Tifozët në Katar duhet të paguajnë deri në 240 euro për të parë ndeshjet gjatë Kupës së Botës.
Shumë tifozë të futbollit tashmë kanë vedosur të mos udhëtojnë në Katar për Botërorin për shkak të kostove të mëdha, shkruan Periskopi.
Disa tifozë do të qëndrojnë në kampet e shkretëtirës dhe në vendet fqinje për qindra paund në natë për shkak të mungesës së komodimit në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Tani, sipas iNews, baret sportive në qytet do të vendosin gjithashtu tarifa për të hyrë. Që thuhet se vetëm hyrja do t’i kushtojë një personi 48 euro për të parë ndeshjet e fazës së grupeve.
Tarifa do të përfshijë tre pije, fansat do të mund të zgjedhin mes dy birrave ose një gotë verë shtëpie.
🍺 £80 for a bottle of Budweiser or Corona
🍷 £80 for a glass of house wine
📺 £240 to watch World Cup games💵 Football fans will face extortionate cover charges to watch World Cup games in Qatar’s hotel bars.
Exclusive from @PeteHall86 👇https://t.co/xsIv7B7hpR
— i sport (@iPaperSport) November 8, 2022
Për fazat e eliminimit, çmimi do të rritet në 750 rial, që është 180 euro për person. Për gjysmëfinalet dhe finalet, tarifa e hyrjes rritet në 1000 rialë, që është 240 euro. Do të thotë fansat do të paguajnë 80 euro për një pije.
Këto tarifa janë për çdo ndeshje, që do të thotë se ju duhet të paguani një tarifë tjetër hyrjeje nëse dëshironi të qëndroni për ndeshjen tjetër.
Është raportuar se shumica e bareve sportive paguajnë tarifa hyrje që vijnë me kuponat e pijeve. Me çmime që variojnë nga 35 – 100 euro.
Çmimet e alkoolit në Katar janë tashmë ndër më të lartat në botë për shkak të ‘taksës së mëkatit’ që kanë vendosur autoritetet lokale.
Kujtojmë se Kupa e Botës fillon me 20 nëntor dhe përfundon me finalen e madhe të 18 dhjetorit 2022./Periskopi/