“Të gjithë janë prekur” – Pochettino flet me ‘trishtimin’ pasi Lionel Messi dhe Neymar u sulmuan nga tifozët e PSG-së

“Të gjithë janë prekur” – Pochettino flet me ‘trishtimin’ pasi Lionel Messi dhe Neymar u sulmuan nga tifozët e PSG-së

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino foli për incidentin e javës së kaluar ku tifozët sulmuan Lionel Messin dhe Neymarin.

Reagimi erdhi nga tifozët e klubit gjatë fitores së tyre 3-0 ndaj Bordeaux në “Parc des Princes” të dielën e kaluar.

Pochettino ishte i zhgënjyer nga incidenti që ndodhi javën e kaluar.

“Kishte trishtim për atë që përjetuam, ishte ndjenja që kanë lojtarët. Edhe ne. E jetojmë kolektivisht”.

“Të gjithë janë prekur, por në futboll nuk mund të ndalemi. Duhet të kërkojmë qëllimin e fundit, i cili është të fitojmë kampionatin, t’i japim klubit një titull të ri. Duhet të mobilizojmë energjitë për të ecur përpara”, ka thënë Pochettino.

PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madrid në fillim të këtij muaji. Ata pësuan një humbje prej 3-1 në “Santiago Bernabeu”, e cila i bëri ata të dilnin nga turneu me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Shpërndaje në: