Meçi i ‘përbindshave’ po afrohet, Fury paralajmëron Whyte: Do të nakautoj

Meçi i ‘përbindshave’ po afrohet, Fury paralajmëron Whyte: Do të nakautoj

Ndeshja e dy gjigantëve të boksit mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte po afrohet.

“Bishat” e peshave të rënda do të takohen me 23 prill për ndeshjen e tyre të ëndrrave, shkruan Periskopi.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës, ku do të jetë i stërmbushur.

Para këtij dueli, Fury e ka paralajmëruar Whyte përmes një postimi në “Twitter”.

Fury ka shkruar se do ta nakutojë boskierin e frikshëm britanik.

“Dillian Whyte do të të nakautoj. Stërvitjet e mia po shkojnë shumë mirë dhe mezi po pres që të kthehem në shtëpi”, vazhdoi boksieri.

“Të gjithë fansat e mi do të jenë të kënaqur, pasi unë do të bëjë një ndeshje përbindshi në stadiumin Wembley”, tha ai.

Shpërndaje në: