Mbyllet pa fitues derbi mes Gjilanit dhe Dritës, Llapi në Suharekë ia ‘mëson’ Ballkanit futbollin
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës të xhiros së 16’të në Superligën e Futbollit kosovar.
Vëmendja ishte te ndeshja derbi që u zhvillua pa tifozë ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, takim ky që u mbyll në 1:1, shkruan Periskopi.
Gjilani shënuan të parët përmes Zabërgjes në minutën e 67’të të takimit, kurse Ajzeraj në minutën e 82 barazoi edhe shifrat, rezultat ky që shkoi deri në fund të ndeshjes.
Ndeshja e dytë e kësaj jave ishte ajo mes FC Ballkanit dhe KF Llapit, ku skuadra e Tahir Batatinës udhëtoi në Suharekë dhe mposhti klubin e trajnerit Ilir Daja me rezultatin e thellë 1:4.
Golat për Llapin i shënuan, Fernandinho, Francisco Riviera (2) dhe goli i fundit erdhi nga Gerhard Progni. Ndërsa Lumbardh Dellova e shënoi golin e vetëm për Ballkanin.
Pas këtyre ndeshjeve ndryshoi edhe rënditja e skuadrave në table, ku Drita u ngrit për një pikë me Gjilani. Kurse Llapi zuri vendin e pestë me 19 pikë e Ballkani mbetipa lëvizur në pozitën e dytë me 37 pikë.
Shikoni tabelën e plotë: