Kushtonte 18 milionë euro, por shikoni tani – Armando Brojes brenda tre muajve i rritet vlera shumë në treg
Armando Broja ka kaluar një sezon fantastik me skuadrën e Southamptonit në Premierligë.
Broja ishte i huazuar nga Chelsea tek Southamptoni, ku në 32 paraqitje ka shënuar 6 gola, shkruan Periskopi.
Aktualisht skuadra e Chelseas e ka rikthyer atë në grup, ku nga sezoni i ri pritet të luaj më londinezët.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet të Newcastle apo West Ham të cilët janë në gara me njëra-tjetrën për të afruar shqiptarin.
Pra, Broja vlerën sa ishte pjesë e Southamptonit në përditësimin e fundit të 31 majit 2022 e kishte 18 milionë euro, ndërsa me 1 korrik të po këtij viti ai kap shifrën 22 milionë, e gjithë kjo sipas ‘Transfermarke’.