Kush është futbollisti shqiptar që vazhdon të luajë ende për klubin rus në këtë kohë lufte?

Kush është futbollisti shqiptar që vazhdon të luajë ende për klubin rus në këtë kohë lufte?

Në kampionatin rus, shumica e lojtarëve janë larguar nga klubet e tyre ruse, kjo pasi presidenti Putin urdhëroi fillimin e luftës me Ukrainën.

Klubet e mëdha të Rusisë Zenit, Lokomotiva e Moskës, Krasnodar apo Spartak Moscow kanë lënë të lirë shumë lojtarë të cilët për shkak të luftës nuk kanë pranuar të vijojnë të qëndrojnë në një vend aggressor siç po konsiderohet edhe ky vend.

Gjithsesi në Rusi vijon të luajë ende një futbollist shqiptar, Bernard Berisha, që më parë ka luajtur edhe në Superiore me Skënderbeun e gjithashtu është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Ai aktivizohet me Akhmat, klubin çeçen dhe është shumë i vlerësuar në skuadër pasi ka vite aty dhe ende vazhdon.

Pak ditë më parë nga Akhmat u largua mesfushori ukrainas, Artem Polyarus të cilin klubi e lejoi të largohej për shkak të luftës.

Kujtojmë që Akhmat Grozny nuk është klub i zakonshëm i futbollit. E mban emrin e ish-liderit të Çeçenisë, Akhmat Kadyrov që fillimisht ishte prej liderëve të çeçenëve që luftonin për pavarësi nga Rusia (1994-1996).

Kur nisi lufta e dytë ai ndërroi anë dhe u vendos në shërbim të Rusisë zyrtare dhe më vonë u bë president i Çeçenisë teksa më 9 maj të vitit 2004 u vra. Çeçeninë për kohë shumë të gjatë e udhëheq Ramzan Kadyrov, djali i Akhmatit.

Ramzan Kadyrov i cili është shumë i afërt me Vladimir Putinin dhe trupat e tij është raportuar se janë bërë pjesë e luftës në Ukrainë natyrisht në shërbim të Rusisë.

Për t’u rikthyer te lajmi, Berisha vijon të luajë me Akmhat dhe në Mars ai mund të thërritet dhe me Kosovën për të luajtur miqësoret e radhës teksa kujtojmë që Prishtina Zyrtare ka dënuar çdo agresion të Rusisë e madje do të strehojë edhe familje nga Ukraina.

Shpërndaje në: