E rëndë: Shokohen tifozët – Boksieri i njohur gjerman vdes në ring duke boksuar
Boksieri gjerman, Musa Yamak ka vdekur të shtunën pas një ataki që pësoi në zemër, kur krejt papritmas u rrëzua në ring.
Yamak (8-0, 8 KO) , një boksier gjerman 38-vjeçar ishte i pamposhtur deri, u përpoq të dilte fituese nga rundi i tretë, por u rrëzua në tokë dhe ra pa ndjenja.
Lufta u fitua nga Hamza Wandera (20-19, 3 nokaut).
Mediat gjermane dhe ndërkombëtare raportojnë se Yamak tentoi të luftonte me jetën, por papritur u rrëzua ra pa ndjenja. Ai kishte vdekur tashmë.
Më vonë, mjekët treguan se boksieri nuk kishte shenja jete edhe në moment kur arriti në spital.